Haxhiu e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për rritjen e pagave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka dërugar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritjen pagave, dhe ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet ta zbatojë vendimin e AKK-së që e shpalli të jashtëligjshëm atë vendim, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin  e ka konforirmuar  deputetja Albulena Haxhiu, e cila pohon ta ketë bërë këtë veprim në emër të 31 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“ Sot e kam dërguar vendimin e kundërligjshem te Qeverisë për rritjen e pagave për vete në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria duhet të zbatojë vendimin e sotëm të AKK, pra duhet ta shfuqizojë vendimin e kundërligjshem por megjithatë edhe Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë dhe të vendos standard në mënyre që ne të ardhmen mos të kemi abitraritete e shkelje të tilla për kete çeshtje “, ka deklaruar Haxhiu për Periskopin.

Tutje, ajo ka shtuar se janë 28 deputetë të VV-së dhe 3 nga radhët e LDK-së të cilët kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave.

Ndërkohë Agjencia Kundër Korrupsionit pas shqyrtimit të vendimit të Qeverisëpër rritjen dhe caktimin e pagave të disa pozitave në Qeveri, ka konstatuar se nxjerrja e këtij vendimi është bërë në konflikt të interesit.

Sipas AKK-së e cila në cilësinë e autoritetit qendror për mbikqyrjen dhe zbatimin e dispozitave të Ligjit për Parandalim të Konlfiktit të Interesit, ka bërë shqyrtimin e vendimit për rritje të pagave, ka rekomanduar që vendimi i njëjtë të kthehet në shqyrtim në Qeverinë e Kosovës, pasi që sipas tyre, konflikti i interesit është paraqitur tek zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që vendimi të jetë po ashtu në interes të tyre për përfitime personale.

“Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandon që vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionit tjetër relevant në fuqi”, thuhet në vendimin e AKK-së./periskopi/.