Haxhiu: Latifi sot e kuptoi se askush nuk e pyet për shëndetësi, atë po e udhëheqin grupet e interesit të VV-së

0
79

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ministri Rifat Latifi sot e ka kuptuar se askush nuk e pyet asgjë për shëndetësi, pasi me të po udhëheqin Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e ka emëruar atë ministër vetëm formalisht.

Ai ka pyetur se kush do të japë llogari tani për rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione, gjetjet e auditorit, abuzimet e keqpërdorimet në furnizime mjekësore e ushqim.

Postimi i tij i plotë:

Rifat Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyetë asgjë për shëndetësi!
Që nga ardhja e tij në krye të shëndetësisë, z. Latifi ka qenë vetëm emër, ngase askush asgjë nuk e ka pyetur në MSH. Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës.

Që kur Albin Kurti e ka emëruar vehten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, z. Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i shëndetësisë, dhe këtë duket se përfundimisht sot e kuptoj ai.

Kjo u shpërfaq sot, kur në takim me Kryetaren e FSSHK, znj.Tevide Imeri, z. Latifi është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të ud. drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçit përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në SHSKUK.

Duket se kjo ujdi me Federaten Sindikale të Shëndetësisë nuk i ka pëlqyer Albin Kurtit duke e kundërshtuar Rifat Latifin, i cili ka dhënë dorëheqje.
Tani kush duhet të jap llogari për:

Rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione?
A ka llogaridhënje për gjetjet e auditorit për ShSKUK për vitin 2021, ku janë evidentuar keqpërdorime të shumta, shembull, në 61 raste në vlerë 7.8 milion € mungonte raporti i pranimit të mallit.

Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës!
Abuzime e keqpërdorime në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim dhe keqpërdorime tjera, e deri në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali COVID -19”.