Haxhiu, Mustafës: Vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore”

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës, kryetari të LDK-së, i cili ka thënë se ky subjekt vijat e kuqe ka larguar me të gjitha partitë.

Haxhiu tha se Ajo që tha sot Isa Mustafa është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët.

“Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë”.

“Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër. Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare”.

“Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore””.

“Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.