Haxhiu njofton për kthimin në votim të projektligjit për sportin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimin e amendamentit 5 të propozuar nga ai që mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizime dhe funksionalizimin e tij.

Haxhiu kë njoftim e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Lidhur me këtë angazhim të Haxhiut, ka komentuar duke e përshëndetur trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka.

Kjo iniciativë ligjore e Haxhiut nuk ishte përkrahur në dy seancat e kaluara nga disa deputetë.