Haxhiu pas përjashtimit të Mujecit nga partia: Njerëz të tillë nuk kanë vend në LVV

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas përjashtim të asambelistit Besnik Mujecit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haxhiu tha se veprimet për të cilat është arrestuar Mujeci janë të rënda.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar! Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka shkruar Haxhiu.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.