Haxhiu: PLAN përmbysi vullnetin e qytetarëve, por ky vullnet s’ndryshohet pa zgjedhje

0
176

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme, edhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit”, shkruan ajo.

Haxhiu shkruan në vazhdim se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë “nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë”.

“Partitë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!”, shkruan ajo.