Haxhiu: Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për ta kufizuar lëvizjen e qytetarëve është i ligjshëm.

Haxhiu ka thënë se Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë, sipas saj Thaçi ka bërë thirrje për anarki.

Postimi i saj i plotë:

Ai që ka përdhosur Kushtetutën pothuajse në secilin NEN të saj, del e flet për Kushtetutën!
Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki.

Kjo është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet.

Vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së virusit corona dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!