Haxhiu: Tërheqja e mjeteve të Trustit është kërkesë e qytetarëve, duhet ta jetësojmë se jemi përfaqësues të tyre

0
102

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka paraqitur para deputetëve propozimin për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Si propozues i projektligjit për tërheqjen e mjeteve të Trustit, Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo është një iniciativë ligjore e cila ka ardhur si domosdoshmëri e situatës së krijuar si pasojë e krizës ekonomike, inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë iniciativë pasi që kjo është kërkesë direkte e qytetarëve dhe deputetët janë të zgjedhurit e popullit.

“Kërkesa që t’ju mundësohet tërheqja e disa të mjeteve të Trustit buron nga qytetarët dhe ne deputetët pa dallim duhet ta mbështesim këtë kërkesë e tyre, të cilët përmes dy protestave kanë kërkuar votën për këtë iniciativë ligjore për projektligjin për Trustin. Duke qenë se jemi të zgjedhur drejtpërdrejt me votë të qytetarëve jemi përfaqësues të tyre dhe duhet të votojmë për kërkesat e tyre”, theksoi Haxhiu.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Kosovës që nga viti 2020 janë duke u përballur me krizë si pasojë e COVID-19 e edhe tash si pasojë e krizës ekonomike.