Haziri: Brenda javës shpallim kandidatin për kryeministër

0
222

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda javës ata do të shpallin kandidatin e tyre për kryeministër.

Ai tha se sot Këshilli i Përgjithshëm i partisë sot ka vendosur për kryesinë, derisa aty është folur edhe për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe sipas tyre LDK do të del fituese, njofton Klan Kosova.

Në Këshill nuk është biseduar për çështjen e koalicioneve parazgjedhore.