Haziri i kundërpërgjigjet Veselit: Jep dorëheqje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se në këtë situatë në të cilën po gjendet vendi gjëja më e mirë që do të ndodhte do të ishte dorëheqja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai iu përgjigj letrës së Veselit ku tha se opozita është duke i marrë përgjegjësitë shtetërore dhe se për këtë, ai duhet të japë dorëheqje duke mundësuar ri-konfigurim të institucioneve.

“Ne i kemi marrë përgjegjësitë. Veseli duhet të jap shembull të mirë dhe të jap dorëheqje nga kryetari i Kuvendit edhe të shkaktoj procese të ri-konfigurimit total”

“Haradinaj po reziston dhe ka thënë se vetëm mocioni mund ta largojë atë dhe Veseli duke u larguar mund të jap shembull të mirë.”

“Shefi i PAN-it duhet ti marrë përgjegjësitë edhe të koalicionit dhe të mos ia atribuoj vetëm Haradinajt”.