Haziri ironizon me koalicionin qeverisës

0
337
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me koalicionin qeverisës, duke thënë se në zyrë nuk po i koordinojnë punët, por po takohen nëpër restorane për ta gjetur rrugën e humbur.
Statusi i plotë i tij:
“E premtja e Pashkëve mund të përshkruhet si ngjarje me deportime, shkarkime e kaos institucional, me qëllime e kërkesa politike në Mitrovicë, kërkesa ultimative e ‘deportime’ të profesorëve gylenistë, e me shkarkime politike të dy autorititeve të sigurisë. Kah po shkojmë tash?
Serbinë e kemi në armiqësi, por a duhet edhe me shtetin mik, Turqinë, t’i ‘çartim’ punët me këtë ‘harq’? Deportimi i tyne nuk ka guxu me ndodhë pa dijeninë e autoriteteve shtetnore.
Si duket, meqë në zyre të shtetit nuk po koordinohen punët, ka mbetë restoranti si vendi që po e bashkon koalicionin qeverisës për me e gjetë udhën e humbun”!