Haziri : Me mesazh u njoftuam për shkarkimin e Agim Veliut

0
206

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se janë njoftuar me mesazh për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

“Një sms që i është dërguar kryetarit të LDK-së. Në momentin që e ka pa sms ka reaguar dhe ka thënë se është i papranueshëm. Por, z.Kurti e ka bërë këtë akt të kryer”, ka thënë Haziri në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Më tej ai ka thënë se shkarkimi i Veliut ka qenë i njëjtë sikur të shkarkohej Vjosa Osmani ose Avdullah Hoti.

“Kurti ka vepruar njëanshëm ende pa vendos Kuvendi, ende pa folur deputetët, pa u deklaru partitë politike… Agimi edhe si ministër edhe si politikan flet rrallë dhe është i kujdesshëm… Vendimi i njëanshëm ka qenë me tendencë me lënduar LDK-në. LDK nuk e pranon shkeljen me dy këmbë, largimin e njeriut kryesor në qeveri. Ka qenë njëjtë si me shkarku Vjosa Osmanin ose Avdullah Hotin”, theksoi ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti më 18 mars shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm. Ky vendim sipas tij erdhi pasi Veliu kishte përhapur panik te qytetarët për koronavirusin.