Haziri vazhdon kritikikat ndaj masave të Qeverisë: Nuk ka nevojë të dërgohen njerëzit drejtë falimentimit

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u shpreh të jetë i pakënaqur me qasjen e kryeministrit Avdullah Hoti ndaj dialogut me Serbinë, transmeton IndeksOnline

Haziri, tha se kjo situatë ka mundur të menaxhohet ndryshe, por se nuk është e papërballueshme. Ai ka thënë se dialogu kërkon gjithëpërfshirës përveç unitetit institucional.

“Besoj që është një moment i cili është dashur të menaxhohet ndryshe, por nuk është i papërballueshme, Kryeministri Hoti e ka të butë dhe mënyrën e komunikimit. Dialogu kërkon gjithëpërfshirës, uniteti institucional është hapi i parë, e hapi i dytë është përfshirja e opozitës dhe shoqërisë civile. Mendoj se ky proces është  ndikuar nga ndërrimi i vendit mes  Uashingotnit dhe Bruskelit”, tha Haziri.

Haziri tutje ka folur edhe për situatën pandemike në komunën e tij duke treguar se janë 133 raste aktive me Covid-19 në Gjilan.

Sipas tij shumë pjesëtar në stafin e administratë dhe institucioneve tjera shtetërore janë të prekur nga ky virus në këtë komunë.

Haziri ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Hoti duke thënë se masat e ndërmarra nga qeveria janë duke dërguar shumë njerëz drejtë falimentimit.

“Nuk ka nevojë me u mbyll i gjithë vendi, nuk ka nevojë të dërgohen njerëzit në falimentim. Ne sot e kemi përgjysmuar numrin e punëtorëve publike, pa asnjë përgjysmim të pagës, e në sektorin privat njerëzit detyrohen të punojnë edhe në pandemi, nuk kanë hapësirë, po kufizohet tregu. Kryeministri Hoti si ekonomistë  duhet të gjej rrugën e shpejtë me zgjidh në mënyrën më të mirë me parandalu këtë situatë”, theksoi Haziri.