Herolind Shala është shndërruar në ‘sulmues’ te klubi i ri, shënon gol të bukur

Mesfushori Herolind Shala është duke kaluar momente mjaft të mira te skuadra e re Valerenga. 27 vjeçari pasi u transferuar nga ekipi Start, ka qenë i rregullt në kampionat duke luajtur në 5 ndeshje.

Sot ai realizoi golin e vetëm për Valerengan në barazimin 1-1 kundër Brann. Për Shalën ky është goli i dytë në dy ndeshjet e fundit në kampionatin norvegjez. /Indeksonline/