Hidhet eksploziv prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit

0
241

Një sasi lëndë plasëse shpërtheu prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit, informon policia e Shkodres rreth orës 01:30 minuta të 5 janarit.

Banesa e shtetasit te identifikuar me inicialet P.M ndodhet në lagjen Guerrile të Shkodrës dhe shpërthimi sipas policisë është shënuar rreth orës 21:45 minuta të 4 janarit 2020.

“Për pasojë ka vetëm dëme materiale” shkruan policia ne informacionin paraprak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.