Hidhet nga kati i tretë i një pallati një 36 vjeçar

Një 36 vjeçar nga qyteti i Korçës është hedhur nga kati I tretë I një pallati.

Mësohet se 36 vjeçari identiteti të cilit nuk bëhet I ditur ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën.

Burime pranë policisë, kanë bërë me dije se 36 vjeçari prej disa ditësh ka kaluar një gjendje të rënduar psikologjike.

36 vjeçari banonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës.