Hidhet shorti i Europa Ligës, super ndeshja Arsenal-Atletico Madrid

475
Arsenali do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Europa League.

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Europa League.

Dy favoritët, Arsenal dhe Atletico, ishin të pafat – pasi do të pëballen mes vete që në këtë fazë, kurse Salzburgu i shqiptarit, Valon Berisha, do të përballet me Marseille.

Arsenali ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi, kurse atë të kthimit në Spanjë , kurse Salzburgu i Valon Berishës sfidën e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet, ashtu si ndaj Lazios, ku përmbysën rezultatin prej 4-2 për të shkruar histori dhe për t’u kualifikuar në gjysmefinale.