Hisen Berisha i quan ‘’qyqarë’’ ata që flasin për vrasjet politike në kohë zgjedhjesh

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, njëherit ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, ka thënë se me tu përfshirë në listën e PDK-së atij i është ofruar përkrahje e madhe nga qytetarët e ish-luftëtarët e UÇK-së.

Hisen Berisha pohoi se edhe Nasim Haradinaj i ka premtuar 11 mijë vota, njofton Klan Kosova.

”Kam numër të pakufizuar të njerëzve, grupeve që më janë përafruar dhe familjeve emenimente me emër që mu kanë afruar kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit më kanë përkrahur dhe nëse e bëjë të ditur për cilat familje që as në ëndërr nuk e imagjinoni e mos të flas për luftëtarë”.

”Nuk kam bërë fushatë, por kam bërë takime me luftëtarë çdo kund vetëm t’ua shërojë dëshpërimin. Po më kanë thirrur më kanë përshëndetë. Me Qunin, Berishën. Kam qenë edhe në Istog e kam vizituar Milazim Marajn. Kam takuar djemtë e Istogut, të gjithë janë rugovistë të përbetuar, ata e determinojnë fituesin në Istog. Nasim Haradinaj, më ka premtuar 11 mijë vota në Dukagjin. Nuk e di ku i merr por ai më ka premtuar”.

Hisen Berisha i cili nga LDK iu bashkua PDK-së, i ka quajtur ”qyqarë” ata të cilët në prag zgjedhjesh dalin dhe flasin për vrasjet politike.