Historia e fshatit Vuthaj

Kjo trevë etnike shqiptare qysh ne lashtësi ka qene e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe te banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare ne zemër te alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale te veçanta.

Etimologjie e toponimit “Vuthaj” e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej. Ai thotë se ky toponim vjen nga fjalët : “I vute”, “i pervute”.

Etnografe sllav qe kane shkruar për ato krahina, toponimin “Vuthaj” e kane zëvendësue me toponimin “Vusanje”. Kuptohet se qëllimi i tyre ka qene e mbetet teoria absurde “se këto vende kanë qen te pa banuara, se Vuthjanët Kelmendas nuk janë autoktone ne këto treva, por ardhacak…” Dihet se sllaveve u mungon tingulli “th”, prandaj nuk mund ta shqiptojnë si te tille. Për këtë arsye ata ndoshta e kane zëvendësue me tingullin “S”. Ata toponimin “Vusanje” mundohen ta shpjegojnë me fjalën “vuk” (ujk), e cila thonë ata, më vonë ka evoluar në “Vusanje”. Ky i ashtuquajtur shpjegim është i pa bazuar, absurd dhe i papranueshëm.

Ne dokumentet e shkruara toponimin ne fjale e takojmë qysh në shek. XIII, ne trajtën “Vutkagni” ose “Vutkaj”, edhe ky fakt hedh poshtë si te pabazuar emërtimin sllav “Vusanje”. Mandej, duhet shtuar se shumë serbisht folës që e ndëgjojnë për herë të parë këtë toponim në gjuhen shqipe e shqiptojnë “Vutaj” ose “Vut-Haj”.

Etimologjia popullore

Nderkaq, në Vuthaj brez pas brezi është ruajtur dhe përcjelle neper shekuj legjenda e “Vajzes Vuthit”. Kjo legjendë përmban shumë të dhana toponomastike të ruajtura deri ne ditët tona, qe te moshuarit i tregonin shume shpesh, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga një fis i lashte Shqiptar. /Malësiapress/