Historia e gruas që u shërua nga kanceri pa kimioterapi, mbush botën me shpresë

Një diagnozë e kancerit lë njeriun pa shpresë, por një trajtim inovativ e ka rivendosur besimin e mjekëve dhe, mbi të gjitha, të pacientëve.

Pasi ishte pjesë e një studimi eksperimental klinik, Judy Perkins u shërua nga kanceri i gjirit pa ui nënshtruar kimioterapisë dhe që nga rimëkëmbja e saj, shumë njerëz janë të inkurajuar nga historia e saj.

Një betejë mbaron, një tjetër fillon

Në vitin 2003, Judy Perkins, një inxhiniere e New Yorker, mori një lajm të papritur: ajo kishte kancer të gjirit, por ishte në fazën e hershme. Menjëherë pas kësaj, ajo iu nënshtrua mastectomisë dhe u kthye në jetën e saj të përditshme. Megjithatë, në vitin 2013, Judy zbuloi se sëmundja ishte kthyer, por këtë herë, kanceri ishte përhapur në metastazë, transmeton Klan Kosova.

Një trajtim që nuk “aplikohet”

Judy iu nënshtrua trajtimeve konvencionale të tilla si kimioterapia dhe terapi hormonale, por nuk po funksiononin mirë në trupin e saj. Dy vjet më vonë, ajo pati një “goditje” fatlume. Në një klasë të imunoterapisë, ajo u takua me Stephanie Goff, një anëtare e Institutit Kombëtar të Kancerit. Stephanie i tha asaj se ishte duke kryer sprovat klinike të trajtimeve të kancerit bazuar në imunoterapi dhe Judy-n shprehi dëshirë ta kishte pjesë të studimit.

Kjo ishte ajo që mjekët bënë

Mjekët nxorën një numër qelizash imune nga trupi i saj. Pas vendosjes së tyre në kontakt me qelizat kanceroze i identifikuan ato dhe i dërguan në laborator. Shkencëtarët i mbajtën ato në laborator për disa muaj derisa qelizat shumëfishoheshin dhe forcuan aftësinë e tyre për të sulmuar dhe eliminuar qelizat e kancerit. Sapo këto qeliza imune ishin mjaft të forta, mjekët i injektonin ata përsëri në trupin e Judy, transmeton Klan Kosova.

Një shërim i shquar

Në fillim të trajtimit, Judy ndjehej shumë e sëmurë. Ajo kishte dhimbje të forta, vuante nga të dridhurat dhe kishte lodhje ekstreme. Por asnjë nga këto nuk ishte e rëndësishme sepse ajo e kuptoi se po funksiononte. “Unë fillova të vëreja se kisha më pak dhimbje në nervin e krahut tim”, deklaroi ajo. “Pas një jave apo dy, ajo ishte thuajse e zhdukur”. ”E njëjta gjë ndodhi edhe pranë zemrës time”. Trajtimi kishte sukses dhe në më pak se 2 muaj, gruaja ishte shëruar. Ajo është pa kancer dhe e shëndetshme tërësisht që nga viti 2016.

Mantelbardhët pas mrekullisë

Mjeku që qëndroni prapa kësaj terapie dhe që ndryshoi rregullat e lojës kundër luftës së kancerit është Dr. Steven Rosenberg, Shefi i Kirurgjisë në Institutin Kombëtar të Kancerit dhe një studiues në fushën e imunoterapisë. “Unë mendoj se ky është trajtimi më premtues që tani po hulumtohet për zgjidhjen e problemit të trajtimit të kacereve metastatike, të zakonshëm”, tha ai. Edhe pse mund të mos jetë zgjidhja për të gjithë pacientët me kancer, është një projekt inkurajues për të siguruar shëndetin e shumë njerëzve, transmeton Klan Kosova.