Historia e videos tronditëse: Vë tiganin në kokë, studentin e godet rrufeja (video)

0
247

Ky është momenti tronditës kur një student del në mesin e një stuhie me tigan në kokë për t’u mbrojtur nga breshëri.

Por pamjet tregojnë se si një rrufe e fuqishme e godet atë brenda pak sekondash.

Videoja është bërë në një konvikt studentor në San Antonio të SHBA.

Edhe pse video që ka qarkulluar në rrjet e ka titullin: ‘RIP Njeriu me Tigan’, studenti ka mbijetuar dhe është mirë.

Ai është identifikuar si studenti i mjekësisë, Dirk Wristers.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se luftoi me natyrën dhe fitoi.