Historiani serb: Kosova e pavarur është interes i Serbisë

Profesori i Universitetit të Beogradit dhe themeluesi i organizatës së Qendrës politike “Glas”, Nikola Samarxhiq, ka vlerësuar se pushteti dhe opozita në Serbi po e shfrytëzojnë 20 vjetorin e intervenimit të NATO-së që të “dërgojnë mesazhe armiqësore botës perëndimore dhe thirrje Rusisë, e cila për fat, as nuk e bombardoi as nuk e mbrojti Serbinë”. Ai tha se “nuk ekziston dikush [në Serbi] që hapur dhe publikisht do ta thoshte se na duhet një Kosovë e pavarur”.

“Po na kërcënojnë me populizëm, klero-nacionalizmi, Rusia dhe Kina. Jemi para një humnere prej të cilës, në rastinmë të mirë, do të na nxjerrin tjerët, me çmimin që është larg prej perceptimit aktual të realitetit që elitat dhe shoqëria refuzojnë ta pranojnë”, ka thënë Samarxhiq për gazetën “Jutarnj list” të Zagrebit, përcjell Telegrafi.

Në analizën e përgjithshme të gjendjes politike në Serbia, Samarxhiq ka theksuar se “presidenti i Serbisë Vuçiq, në raport me opozitën, e cila mund të llogaris në partneritet me perëndimin, një të tretën e ka thithur e një të tetrën e ka blerë, kurse një të tretën e ka margjinalizuar”.

“Kështu është radikalizuar dhe sheshelizuar opozita e mbetur. Drejt Vuçiqit janë nisur mendimtarët e njëjtë politikë pa ide dhe oferta për alternative reale, ndërsa personalisht, pa talent, karizëm dhe forcë, jo vetëm që të na bindin dhe të aktivizojnë të tjerët, por as të bindin vetveten” , tha ai në tekstin për gazetën kroate.

Sipas tij, “në koalicionin anti-Vuçiq nuk ka lider që janë të barabartë me ata që patën sukses të lënë vulë më 5 tetor të vitit 2000 [rrëzimi i regjimit të Millosheviqit në Serbi] dhe ndryshimeve pozitive që ndodhën”.

“Nuk ekziston dikush [në Serbi] që hapur dhe publikisht do ta thoshte e na duhet një Kosovë e pavarur, me të cilën do të heqim kufijtë, në vend se ta ‘varrosim’. Se me Malin e Zi na ndan vetëm një masë dashurie e ndërsjellë. Se Kroacisë edhe Serbisë i duhet Bosnja e plotë. Se pa Kroacinë as Serbia as Bosnja nuk mund të mbijetojnë. Integrimi në BE dhe në NATO. Institucionet e fuqishme financiar. Liritë evropiane. Infrastruktura e rregulluar. Arsimi funksional”, ka thënë Samarxhiq.

Samarxhiq ka konstatuar se “protestat e qytetarëve dhe opozitës në Serbi janë gjithnjë më të ashpra edhe masive, para së gjithash falë reagimit të Vuçiqit dhe shërbëtorëve të tij, sesa me meritën e opozitës” dhe shtoi se “Serbia nuk është shumë demokratike, por nuk duron pushtet të gjatë personal të askujt”.

”Disa protestues kërkojnë nga Vuçiqi më shumë Kosovë, e me këtë edhe më shumë sheshel, me gjasë edhe më shumë Rusi, më pak Evropë. Evropën s’e kuptojnë. Dobësinë evropiane nuk i konsiderojnë përparësi demokratike, të lirisë dhe procedurave”, ka thënë Samarxhiq.

Lidhur me raportet në regjionin e Ballkanit, historian beogradas shprehet se “presidenti i Serbisë ashpërsoi raportet me Kosovën, ndërkohë që opozita e akuzon për tradhti, se ndërpreu raportet me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe përsëri u nis të copëtojë Bosnjën, me kulminacionin në tentimet e pasuksesshme të grusht shtetit në Podgoricë dhe Shkup”.

Lini një Përgjigje