Holanda fituese e Eurovision’it 2019

Në natën finale të Eurovisionit 2019, fituese është shpallur Holanda me këngën ‘Arcade’ të Duncan Laurence.

Shqipëria me këngëtaren Jonida Maliqi,  mbeti shumë larg në votime, duke zënë vendin 18.

Festivali i Eurovision u mbajt në Izrael, kurse vitin tjetër pritet të zhvillohet në shtetin fitues, pra në Holandë.