Hoqa e Vogël nderon dëshmorët e martirët

Me rastin e njëzetvjetorit, në fshatin anadrinas të Rahovecit u organizua tubim përkujtimor, në nderim të rënies së 9 dëshmorëve dhe 34 martirëve të fshatit Hoçë e Vogël.

Këtë ceremoni përkujtimore e nderuan figura të ndryshme të politikës lokale, veteranë dhe invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe veterani i UÇK-së Daut Haradinaj i cili nderoi të pranishmit me një fjalë rasti.