Horoskopi javor, 2 prill deri 8 prill 2018

0
320

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë, 2 prill  2018 deri 8 prill 2018.

 Dashi: 21 Mars – 19 Prill

Fale mbështetjes se Venusit do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj këtë jave dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçanta. Nëse qëndroni gjithmonë te disponueshem ndaj njeri-tjetrit marrëdhënia juaj do forcohet edhe me tepër. Beqaret gjithashtu do kenë një periudhe te favorshme për te realizuar njohje interesante dhe për t’u afruar me personat qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar asnjë planet nuk do ndikoje negativisht kështu qe gjendja do ketë veçse përmirësime. Gjendja fizike dhe ajo morale kane për te qene te këndshme. Mundohuni te mbani sa me larg stresin dhe do ndiheni përherë mire. Ne pune do ju bëhen disa propozime shume te mira qe duhet t’i pranoni. Jeta familjare do jete si zakonisht.

 

 Demi: 20 Prill – 20 Maj

Qetësia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do dëshironi te mos ndaheni prej tij asnjë moment. Për beqaret me shume gjase një marrëdhënie miqësore do shndërrohet ne diçka me shume atëherë kur nuk do e presin. Jeta për ta do marre një rrjedhe te pamenduar ndonjëherë. Ne planin financiar do merrni vendime shume te rëndësishme te cilat pak nga pak do e stabilizojnë goxha situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe, përkundrazi edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me te qete. Ne pune Jupiteri do sjelle fat, ndërkohë qe Plutoni do ju përballë gjithë kohës me sfida. Me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Familja do jete mbështetje.

 

 Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

Ndikimi i yjeve tek jeta juaj ne çift do jete shume negative këtë jave. Marrëdhënia mes jush dhe partnerit do jete përgjithësisht e tensionuar dhe për asnjë moment nuk do toleroni. Beqaret nga ana tjetër do kalojnë një periudhe te mbushur me gëzime lumturi fale mbështetjes se Hënës. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te disa shpenzimeve te arsyeshme, ne disa dite mund te ketë edhe disa tronditje te vogla. Për një shëndet me te mire mundohuni te shmangni kontaktet me te sëmurët dhe te ushqeheni ne mënyrë sa me te ekuilibruar. Ne pune te gjitha përpjekjet e bëra këto kohe do japin fryte te çmuara. Vete ose me bashkëpunëtore, keni për te arritur majat. Jeta familjare do jete shume e mire.

 

 Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik

Ata qe kane një lidhje ka mundësi ta tradhtojnë me shikime atë qe kane ne krah. Rutina dhe mungesa e momenteve emocionuese kane çuar ne këtë situate. Beqaret do jene te parrezistueshem kështu qe kane për te marre propozime te njëpasnjëshme. Jeta do ju ndryshoje rrënjësisht ne momentin qe me pak do e presin. Ne planin financiar, Merkuri do ju beje shume inteligjente kështu qe keni për ta mbajtur situatën shume te qëndrueshme gjithë kohës. Gjendja shëndetësore do jete me e mire. Do jeni dinamike dhe plot energji. Ne pune, nëse nuk tregoheni te vendosur sa duhet, dikush tjetër do ua rrëmbejë projektet nga duart. Me familjaret mund te keni debate te vogla.

 

 Luani: 23 Korrik – 22 Gusht

Një jave plot ngjyra ka për te qene kjo për te dashuruarit. Planetët do bëjnë te mundur qe çdo moment te jete plot ngjyra dhe hare. Beqaret gjithashtu do ndihen me mire pasi mundësitë për njohje te reja do jen e te shumta. Sektori i financave nuk do jete aspak i keq, megjithatë mire është qe te shpenzoni me pak për te siguruar edhe te ardhmen. Shëndeti ne disa dite do ketë probleme. Ankthi dhe djersitja janë ato qe do shkaktojnë me shume shqetësime. Ne pune do keni me shume sukses nga sa keni menduar ndonjëherë me pare. Disave mund t’iu bëhen edhe propozime për te marre poste me te rëndësishme. Me familjaret do mund te flisni me hapur dhe do i zgjidhni hatermbetjet.

 

 Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator

Jeta juaj ne çift ka për te qene e qete këtë jave. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do filloje një lidhje te mrekullueshme qe do zgjasë përgjithmonë. Ne planin financiar do i keni idetë shume me te qarta dhe do gjeni zgjidhni për çdo problem. Ne fundjave situata ka për te qene e shkëlqyer. Shëndeti gjithashtu nuk do jete i keq, por për te mos pasur shqetësime as me vone çlodhuni here pas here dhe mos neglizhoni asnjë vakt. Ne pune do jete java me e begate e muajit. Do merrni promocione ose propozime për t’u ngritur ne detyre. Mendohuni mire para se te pranoni sepse do ju rriten edhe përgjegjësitë. Me familjaret do e gjeni gjithmonë gjuhen.

 

 Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor

Ka rrezik qe hëna te mos ju lejoje te jeni plotësisht te lumtur këtë jave ju te dashuruarve. Ajo do ju shtyje ta ngacmoni partnerin për tema tejet delikate dhe shpesh do lindin mosmarrëveshje. Beqaret do kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat dikujt edhe pse e dine qe ai është shume me lart ne te gjitha fushat. Ka mundësi e edhe personi tjetër t’ua ktheje pëlqimin. Buxheti ka për t’u përmirësuar akoma dhe me shume pas një donacioni qe do ju behet nga te afërmit. Shëndeti nuk do jete i përkryer, megjithatë shqetësimet do jene shume me te pakta nga një jave me pare. Ne pune do i mblidhni te gjitha forcat dhe do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Edhe me familjaret gjerat do ecin mire.

 

 Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor

Nëse jeta juaj ne çift ka kohe qe është e qëndrueshme, këtë jave nuk do ndodhe asgjë e keqe, përkundrazi kënaqësitë do jene te vazhdueshme. Ata qe kane pasur probleme, gjendja do vazhdoje te mbetet delikate. Beqaret do joshin gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar gjithmonë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por as shume i keq. Me një menaxhim me te mire situata mund te përmirësohet goxha ne fundjave. Shëndeti ne tërësi do jete i qëndrueshëm, por ata qe vuajnë nga hipertensioni duhet te tregohen shume me te kujdesshëm me ushqimin. Ne pune realizoni fillimisht objektivat parësore e me pas merruni me gjerat e tjera. Familja pa probleme.

 

 Shigjetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë jave nuk do kaloni dite shume te mira ju te dashuruarit. Here pas here do kapeni edhe pas gjerave te vogla dhe do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret do jene sharmante e do marrin ftesa, por nuk do ndihen ende gati për te filluar lidhje serioze. Buxheti do jete i jashtëzakonshëm kështu qe do bëni mire te përfitoni sa me pare për te kryer një investim afatgjate. Shëndeti nuk do jete i keq, por gjithsesi disa shqetësime te vogla nga koka apo barku do i keni. Ne pune merrini gjerat sa me shtruar dhe keni për ta pare se do arrini edhe me lart. Marsi do ju ndihmoje mjaft t’i arrini objektivat. Me familjaret mos i tregoni posesive sepse do pendoheni me pas.

 

 Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar

Fale ndikimit te Venusit këtë jave do e vini ne pikëpyetje vazhdimësinë e lidhjes tuaj. Flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nëse shihni qe gjerat nuk janë me si me pare me mire mbani pak largësi. Beqaret do realizojnë takime te jashtëzakonshme dhe as vete nuk do e kuptojnë sesi gjerat do ju ndryshojnë aq shpejt. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e përkryer. Ne pune, projektet qe do sugjeroni nuk do ju pëlqejnë shume shefave, por kjo nuk do te thotë qe ata nuk j vlerësojnë. Mundohuni gjithmonë te bëni me te mirën dhe mos e mbani kokën pas. Familja do jete ngushëllim dhe mbështetje për gjithçka.

 

 Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

Te shumte do jene planetët qe do ndikojnë këtë jave tek jeta juaj ne çift. Do ketë nga ata si Venusi qe do e mbrojnë atë, por edhe tjerë qe do nxisin konfliktet dhe debatet. Beqaret mund te kenë edhe ndryshime te statusit, por mire është te mos flasin hapur dhe te tregohen te fshehte për disa kohe. Buxhetin do jeni ne gjendje ta menaxhoni ne mënyrën me te mire te mundshme kështu qe nuk do ju dale asnjë problem apo e papritur e pakëndshme. Edhe shëndeti do jete i mire fale Plutonit, por edhe fale përkudjesit tuaj te madh. Ne pune ambicia do ju shtyje te ndërmerrni edhe rreziqe, por serish do ja dilni mbanë pa u dëmtuar. Jeta familjare do ketë disa probleme shume te vogla.

 

 Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

Jave e jashtëzakonshme dhe e mbushur me surpriza nga me te ndryshmet do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te përmbushur si nga ana shpirtërore ashtu dhe nga ajo seksuale. Beqaret ka mundësi te njohin disa persona te këndshëm ne ndonjë feste dhe do e vazhdojnë edhe me tej njohjen. Urani do jete planeti qe do ua mbroje financat dhe do ju ndaloje te shpenzoni kuturu. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nuk do mungojnë here pas here dhimbjet e muskujve apo te kockave. Ne pune tregohuni te vendosur, por mos bëni gjera përtej aftësive dhe mundësive. Përgjithësisht gjerat kane për t’iu ecur si keni dashur. Me familjaret do keni marrëdhënie te mira.
www.fokusi.info