Horoskopi javor, 26 mars 2018 deri 1 prill 2018

0
322

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë, 26 mars 2018  –    1 prill 2018.

 Dashi: 21 Mars – 19 Prill

Yjet do ju bejne shume sensuale gjate gjithe kesaj jave dhe do kaloni momente me te vertete te ngrohta se bashku me partnerin. Nga mesi i javes nuk do mungojne as surprizat. Beqareve do iu jepen plot mundesi per te gjetur personin ideal, por shpesh do tregohen indiferente ndaj ftesave qe do ju behen. Ne planin financiar priten permiresime te njepasnjeshme keshtu qe duhet te perfitoni per te bere investimet e menduara. Shendeti nuk ka per te qene i keq, pervec ndonje shqetesimi qe do vije nga barku apo ndonje infeksion i lehte urinar. Ne pune duhet patjeter te beni ndryshime ne projekte dhe menyre veprimi per t’ia dale mbane. Familja e qete.

 

 Demi: 20 Prill – 20 Maj

Jave aspak e mire kjo per ata qe jane ne nje lidhje. Nga debatet e njepasnjeshme qe do keni me partnerin do ndiheni ne ankth dhe ne merak te madh. Ata qe jane vetem nuk duhet kurrsesi te kerkojne t’i marrin me zor partnerin dikujt ne menyre qe te ndryshojne statusin per vete. Nese e bejne kete shume shpejt do vuajne edhe vete. Ekuilibri financiar do mbizoteroje ne cdo moment pasi ju do e dyfishoni maturine. Po vazhduat keshtu keni per ta permiresuar tej mase situaten. Shendeti do jete me i mire pas te enjtes sepse do merrni me me shume aktivitet fizik. Ne pune do e nisni me entuziazem projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Jeta familjare do jete e hareshme dhe e ngrohte.

 

 Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

Asnje planet nuk do kete ndikim te madh tek jeta juaj ne cift gjate kesaj jave keshtu qe nuk do ndodhin as gjera te keqija, por as gjera interesante. Rutina dhe monotonia do mbizoteroje ne cdo moment. Beqaret nuk duhet te kene kerkesa te palogjikshme sepse kane per te mbetur perhere vetem. Buxheti do jete goxha me i mire se me pare keshtu qe mund te perfitoni per te konkretizuar endrrat dhe per te bere disa blerje te shume deshiruara. Edhe gjendja shendetesore ka per te qene goxha me e mire. Do merrni fryme lirisht dhe nuk do keni asnje shqetesim. Ne pune do jete nje jave disi e veshtire, por me pak me shume perpjekje do ja dilni. Ne familje do ju duhet pak perpjekje per te ruajtur qetesine.

 

 Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik

Jave shume e paqendrueshme ka per te qene kjo per ata qe jane ne nje lidhje. Do i thoni njeri tjetrit fjale te gabuara te cilat mund te lendojne pafund. Beqaret do kene nje jave te zakonshme. Per ta nuk do mungojne takimet, megjithate rastet nuk do jene aq te mira sa per te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar, me shume se kurre do ju duhet te tregoheni largpames dhe te kujdesshem. Duke pasur edhe pak ndihme nga familja keni per te arritur atje ku doni. Shendeti nuk do jete i keq, por po u treguat edhe me te kujdesshem me ushqimin gjendja do permiresohet akoma me teper. Ne pune duhet te ndiqni me perpikmeri planet qe keni bere qe te arrini majat. Jeta familjare do jete e begate.

 

 Luani: 23 Korrik – 22 Gusht

Jave shume e qete ka per te qene kjo per gjithe te dashuruarit. Mosmarreveshjet e fundit do lihen pas kraheve dhe do mendohet si te behet e ardhmja sa me e bukur. Fundjava do jete me interesante. Beqaret do e kene me te lehte te joshin dhe te fillojne nje lidhje ashti si e kane enderruar gjithmone. Financat nuk do jene shume te keqija, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojerave te fatit. Shendeti here pas here mund te kete disa shqetesime te vogla. Mundohuni te ushqeheni sa me mire dhe te beni kujdes edhe me dietat. Ne pune mund te keni disa konflikte me shefat dhe e ardhmja juaj ne kompani do jete e rrezikuar. Edhe me familjaret do keni disa konflikte te vogla.

 

 Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator

Venusi do ju beje ta mbroni nga cdo gje dashurine ne cift gjate kesaj jave. Do mbani larg cdo “armik” dhe do beni ate qe do ju thote zemra. Emocionet do jene te vazhdueshme. Beqaret do kene nje periudhe interesante edhe pse jo te gjithe do e realizojne endrren e tyre. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe shume te medha sepse situata nuk do jete e shkelqyer. Shendeti here pas here do kete shqetesime te vogla, te cilat nese nuk kurohen mund te zmadhohen tej mase. Ne pune do jeni diplomate dhe te kujdesshem keshtu qe do merrni plot vleresime pozitive dhe oferta interesante. Jeta familjare nuk ka qene ndonjehere me e mire.

 

 Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor

Gjate kesaj jave do kete edhe dite pozitive, por edhe negative per ju qe jeni ne nje lidhje. Ndonjehere do tregoheni kokeforte e serioze, e ndonjehere do hapni rruge per te miren e marredhenies qe keni krijuar. Beqaret do kene nje nga periudhat me te begata dhe te mbushura me takime te vecanta. Do jete ne doren e tyre sesa do perfitojne. Me financat do keni probleme shume serioze nese nuk kujdeseni per cdo shpenzim qe do hidhni. Rezistenca fizike do jete e shkelqyer. Nuk do vuani me as nga luhatjet e tensionit. Ne pune, ditet e para do jene goxha te ngarkuara e te veshtira, por pas te merkures dielli do rilinde dhe do ndiheni te qete. Do iu jepen te gjitha meritat. Jeta familjare nuk do kete asnje problem.

 

 Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor

Nese nuk doni qe kjo jave te jete e trazuar dhe e mbushur me mosmarreveshje, mundohuni te ruani nje komunikim te qete dhe te beni sa me teper leshime. Beqaret do jene gjithe kohes ne levizje dhe ne kerkim te dashurise se madhe. Disa do e gjejne ne fundjave ndersa disa te tjere do kene vecse flirte dhe asgje me shume. Sektori i financave do jete i qendrueshem, por jo aq i begate sa per te bere investime te tejskajshme. Po u treguat te matur keto kohe do keni nje gjendje me te mire edhe me vone. Shendeti do jete i mire, por ne disa momente do keni edhe ndonje shqetesim te vogel. Ne pune do reflektoni, do bindeni e me pas do veproni. Kjo do shmange deshtimet. Jeta familjare do jete e konsoliduar.

 

 Shigjetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ciftet ka rrezik te kalojne nje jave goxha te veshtire dhe delikate. Asnjeri nuk do beje leshime dhe gjithsecili do kerkoje te beje ato qe mendon. Kjo do e acaroje shpesh situaten. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare qe ne ditet e para dhe e gjithe java do ju shnderrohet ne nje enderr e bukur. Ne planin financiar do dini si t’i beni me kujdes llogarite dhe gjendja do permiresohet akoma me shume. Shendeti nuk do jete i shkelqyer, por do ndiheni ne forme me te mire se ditet e fundit. Ushqimi dhe higjiena do luajne rol vendimtar. Ne pune do i keni idete fikse per hapat qe duhet te hidhni dhe diplomacia do ju ndihmoje te keni arritjet e shume deshiruara. Jeta familjare do jete e qete.

 

 Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ditet e para te javes do jene te qeta per te dashuruarit, por pas te enjtes do fillojne trazira dhe veshtiresi. Persona te trete do nxitin ide negative dhe do kapeni keq me partnerin. Beqaret mire eshte te tregohen te duruar e te mos hedhin hapa edhe sikur dikush t’iu pelqeje jashtezakonisht shume. Per financat do jete periudhe delikate dhe here pas here e mbushur me veshtiresi. Beni sa me shume kujdes sidomos me investimet e panevojshme. Me shendetin duhet te bejne kujdes alergjikes, ndersa te tjeret do ndihen me mire. Ne pune do ndiqni te njejtin ritem si me pare dhe ka rrezik te mos arrini atje ku keni planifikuar. Po ecet keshtu dikush tjeter do ua marre pozicionin nga duart. Jeta familjare per fat do jete e gezueshme.

 

 Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

Dialogu do mbizoteroje ne cdo moment kete jave per ju te dashuruarit dhe me ne fund do arrini t’i flisni edhe per disa pengje te se shkuares. Fundjava ka per te qene e jashtezakonshme dhe e mbushur me emocione pozitive. Beqaret nuk do i rezistojne dot tundimit dhe ka mundesi te fillojne nje lidhje qe ditet e para te javes. Financat nuk do jene te shkelqyera, keshtu qe mire eshte qe shpenzimet t’i kryeni kurdohere me maturi dhe duke menduar per te ardhmen. Shendeti nuk do kete asnje lloj problemi, madje edhe ata qe kane pasur shqetesime te medha do ndihen shume me te qete. Ne pune do keni rezultate goxha pozitive dhe do ndiheni me mire se me pare. Familja per mrekulli.

 

 Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

Nese kohet e fundit keni pasur mosmarreveshje dhe probleme me partnerin, kete jave duhet te gjeni menyren per te zgjidhur gjithcka pa arritur gjendja te perkeqesohet maksimalisht. Beqaret nuk do jene vecse mundesi per takime kalimtare, por disa mund te fillojne edhe lidhje serioze nga dashuri me shikim te pare. Me shpenzimet tregohuni sa me te kursyer sepse po e tepruar situata do ju marre tatepjeten pergjithmone. Shendeti do jete me i kenaqshem pas te merkures pasdite. Do ndiheni edhe me energjike dhe nuk do keni asnje shqetesim. Ne pune do jeni realiste pafund dhe nuk do beni aspak gabime. Vleresimet e shefave do jene te njepasnjeshme. Jeta familjare ka per te qene e jashtezakonshme.
www.fokusi.info