Hoti e falënderon Ramën për pritjen vëllazërore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për pritjen vëllazërore që i ka bërë sot në Pallatin e Brigadave, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm.

“Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t’i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm! ????”, ka shkruar Hoti.

Lini një Përgjigje