Hoti flet për takimin e delegacionit të LDK-së me Grenellin

0
198

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ka dhënë detaje rreth takimit që patën sot në Berlin me ambasadorin Richard Grenell i cili është i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump.

“Sot në Berlin takuam Ambasadorin Grenell në rezidencën e tij në një mëngjes pune shumë miqësor. Z.Grenell është i dërguar special për Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam për zhvillimet pas zgjedhjeve dhe për sfidat që na presin. Miqësia me SHBA është e përhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar.

Në përbërje të delegacionit të LDK-së që u takuan me emisarin e Amerikës për Ballkanin Perëndimor pos Hotit, ishin edhe Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së dhe Skender Hyseni, anëtarë i Kryesisë së LDK-së.