Hoti: Haradinaj po e mban qeverinë edhe disa ditë me partnerin tjetër

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Riakllo, ka thënë se tash Rikalo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një partner tjetër për të mbajtur qeverinë edhe disa ditë.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë  se qytetaret e Dardanisë kërkuan të shkarkohet Rikallo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës dhe Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.
Postimi i plotë i tij:
“Qytetaret e Dardanise kerkuan te shkarkohet Rikallo per dhunen ndaj shqiptareve gjate luftes. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.
Tash Rikallo nuk eshte i rendesishem, pasi Haradinaj e ka gjetur nje pertner tjeter. Per te mbajtur qeverine edhe disa dite, ai e shkarkoje ate.
Kjo eshte ‘politike’ e ‘vendimeve te medha’“, ka shkruar Hoti.