Hoti-Haradinajt: Lësho rrugë, duhet ta ruajmë miqësinë me SHBA-në

0
238
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e Ramush Haradinajt duhet të bie, pasi një koalicion i tillë nuk po arrin të qeveris me vendin siç duhet.

Hoti ndërkohë ia ka bërë të qartë se nuk do ta kenë përkrahjen e opozitës për atë që e ka quajtur ‘shkatërrim të shtetit’.

Në këtë reagim të tij Hoti ka bërë thirrje edhe një herë që të dëgjohen këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës.

“Kot e ka koalicioni i ‘punëve të mëdha’. Nuk mund të qeverisin. Duhet të lëshojnë rrugë sa më parë. Për të mirën e qytetarëve. Për të mirën e ruajtjes së miqësive me partnerët tanë. Nuk ka vota nga opozita për ta shkatërruar shtetin. Kosovës i duhet qeveri evropiane, pro zhvillimit”, ka shkruar Hoti.

Sipas zyrtarit të LDK-së një gjë e tillë duhet të ndodh sa më parë.