Hoti: Letra e Kurtit nuk lë derë të hapur, zor apo e pamundur marrëveshja

0
272

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në ‘Rubikon’ ka qenë skeptik për ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen pas letrës së sotme të Albin Kurtit drejtuar atyre.

“Kjo letër nuk e lë derën e hapur. Mënyra se si barrakadohet në këtë letër sa i përket kryeparlamentarit, tregon se është e vështirë apo e pamundur marrëveshja”,ka thënë ai.

‘Ne kemi shku në seancë konstituive pa marrëveshje. Neve pas videos të Kurtit na është dhënë mesazhi se nuk ka marrëveshje dhe ne kemi thënë se nuk do të bllokojmë konstituimin. Ka qenë sjellje jo korrekte ndaj ne, kur ne po ngeocionim ai del e propozon kryetarin e Kuvendit’’.

Hoti ka thënë se nuk e shohin serioze letrën e sotme të Albin Kurtit dhe se nuk është dashur të drejtohet në atë mënyrë.

‘’Letra e sotit, me narrativ të panevojshëm dhe të papërshtatshëm. Kthim mbrapa. E pse kemi punuar si dy parti opozitare dhe kemi pasë takime dhe ndërtu relacion të komunikimit dhe për të punuar bashkë’’, ka thënë Hoti.

‘’Duke pasë bashkëpunimin dy vjeçar, nuk duhej të drejohet me një letër e tillë. Por nuk jemi duke e marrë seriozisht. Ai nuk ka përgjigje askund me ofertën që e kemi bërë ne dje’’.