Hoti paralajmëron masa më rigoroze: Vendoset në fund të javës!

Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. E në lidhje me këtë, në Klan Debat, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se pikërisht për këtë kanë bërë organizim në sistemin shëndetësor.

“Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësu, numri është mjaftë i lartë, ditëve të fundit kemi pas standart mbi 500 raste.

Kemi riorganizu spitalet, kemi kriju kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare.

Tash ne s’e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvillu kritere, kemi kategorizu komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka shtuar gjithashtu se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të mirren masa dhe më rigoroze.

“Po përcjellim situatën, në fund të kësaj javës do të bëjmë një vlerësim për të konsideru nëse duhet të shkojmë në masa ma ekstreme, pasi që do të detyrohemi.

Unë mendoj se javëve të fundit situata është më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyuar të përdorim mekanizma shtetëror, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Lini një Përgjigje