Hoti për Osmanin: Kam vetëm raporte zyrtare me të, për keqardhje janë sjelljet e saj

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar se si qëndrojnë raportet e tij me Vjosa Osmanin, ku Hti thotë se tashmë kanë vetëm raport zyrtar, ër shkak të sjelljeve të aj të fundit që ka pasur.

Hoti thotë se nuk ka ndonjë hatërmbetje ndajë saj, por që sipas tij është për keqardhje sjellja e saj, sepse sic thotë ai e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes.

“Raporte normale ajo si kryetare e Kuvendi dhe unë si kryeministër, sigurisht që zyrtare dhe se sjelljet e saj nuk kanë qenë në linja me të LDK’së. Nuk kam pasur hatërmbetje, është për keqardhje sjellja e saj sepse e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes sepse ajo i ka pri zgjedhjeve, është për keqardhje një figurë kaq e lart e LDK që nuk e respekton rendin shtëpiak që është. Osmani ka devijuar në kurset që ka mbajtur në LDK”, tha Hoti në Pressing.