Hoti sot raporton para deputetëve për dialogun Kosovë-Serbi

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare, në njërën prej tyre kryeministri Avdullah Hoti, do të raportojë para deputetëve lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00.

Pos kësaj nga ora 10:00, sot do të jetë vazhdimi i seancës së djeshme, në të cilën pikat e rendit të ditës janë: Votimi i rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, dhe debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Para raportimit Hoti do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.