Hoti: Taksa të hiqet sot, menjëherë, plotësisht

Kryeministri i Qeverisë, Albin Kurti ka kërkuar falje pse s’e ka hequr një pjesë të taksës që ka pasur të nisë së zbatuari nga sot. Ka thënë se faji për këtë është te Lidhja Demokratike e Kosovës që s’po pajtohet që taksa të hiqet gradualisht.

Pas tij, ka reaguar zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që taksa të hiqet sot dhe atë menjëherë.

Shkrimi i plotë:

Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.

Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.

Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.