Hoxhaj gjatë vizitës në Mitrovicë, ndalet te familja e Kadri Veselit

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar familjen e Kadri Veselit në Mitrovicë.

Hoxhaj ka shkruar se gjatë vizitë që ka bërë në Mitrovicë me strukturat e PDK’së, është ndalur për një çaj të familja e ish-kryeparlamentarit dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës.

E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.

Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës.