Hoxhaj: Presidenti nuk është temë e borxheve dhe pazareve, koalicioni nuk e ka përkrahjen e PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se tema e zgjedhjes së presidentit nuk është temë e borxheve e pazareve.

Hoxhaj ka thënë se as tash e as në të kaluarën presidenti nuk është zgjedhur pa konsensus në mes partive politike.

“Tema e Presidentit nuk është temë e borxheve e pazareve. As tash e as në të kaluarën nuk ka pasur zgjedhje të presidentit pa konsensus midis partive politike. Jemi t’u fol për shtetin, jo për shoqëri aksionare ku mund të debatohet per borxhe.”, ka thënë ai në RTV21.

Në anën tjetër, Hoxhaj ka thënë se koalicioni qeverisës nuk e ka mbështetjen e PDK-së për zgjedhjen e Presidentin.