Hoxhaj: Vuçiq dhe Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit

0
240

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.

“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiqit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj