Hulumtimi| Qeveria, fajtori kryesor për reduktime sipas qytetarëve

0
84

Qeveria e Kosovës del të jetë fajtore për reduktimet e energjisë elektrike që pritet të bëhen gjatë stinës së dimrit.

36.9 për qind e qytetarëve e kanë lënë fajtore qeverinë sipas një hulumtimi nga PIPOS.

29.5 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se menaxhimi jo i duhur i energjetikës ndër vite, 21.1 për qind e qytetarëve e kanë thënë se fajtor për reduktimet është lufta në Ukrainë.

4.7 për qind kanë fajësuar Korporatën Energjetike të Kosovës, 3.7 për qind kanë thënë se është tjetër arsye ndërsa 4.1 kanë refuzuar të japin një arsye.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar në Klan Kosova.