Humb jetën 24-vjeçari: Ndalet për t’i ndihmuar një të aksidentuari, goditet nga një veturë tjetër

0
576

Aksidenti që ndodhi në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka lënë të vdekur një person.

Një shtetas i Maqedonisë ishte ndaluar për të ndihmuar një person tjetër, por ishte goditur nga një veturë tjetër, përcjell albinfo.ch.

Viktima është një 24-vjeçar nga Maqedonia Veriore, E. Asani nga Reçicë e Madhe – Tetovë.

Shtetasi nga Maqedonia Veriore ishte ndalur për të ndihmuar një person tjetër që kishte probleme me gomën e furgonit, por më pas u goditën nga një veturë në korsinë e emergjencës.

50-vjeçari i cili kishte probleme me furgonin e tij ka pësuar lëndime, por nuk është në rrezik për jetën, kurse shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.

Detaje tjera priten pas hetimeve që janë duke u zhvilluar nga autoritetet zvicerane.