Humb jetën një femër në Fushë Kosovë, pasi bie nga lartësia e një ndërtese

0
84

Një grua në Fushë Kosovë ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia në një ndërtesë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Këta të fundit kanë thënë se Prokuroria me ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, ku edhe po hetohen rrethanat e rastit.

“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.