Humb jetën një person në aksident

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë, ku një makinë BMW X5 ka dalë nga rruga e si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere, ndërsa ka humbur jetën një person tjetër. Informacionet paraprake bëjnë me dije se mjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe prezencës së ujit në By Passin e Lushnjes./vizionplus