Humb qëllimisht penalltinë, pasi ishte dhënë gabimisht nga arbitri (Video)

Kapiteni i ekipit “Galatasaray” humb qëllimisht penalltinë pasi ishte dhënë gabimisht nga arbitri në ndeshjen kundër ekipit “İstanbulspor”.

13 vjeçari Beknaz Almazbekov rrëzohet brenda zonës së penalltisë ndërsa duket që humbet ekuilibrin.

Pavarësisht kundërshtimeve nga lojtarët e ekipit “İstanbulspor”, arbitri jep penalltinë për lojtarin e shkollës së mesme Beknaz Almazbekov i cili në një shfaqje tejet sportive e godet qëllimisht topin jashtë porte.

Ekipi “Galatasaray” fitoi ndeshjen 3-0 përballë skuadrës “İstanbulspor”. Të dy klubet sportive turke janë themeluar nga studentët e shkollave të mesme, İstanbulspor në vitin 1926 dhe Galatasaray në vitin 1905./voa