Humori i mbajti bashkë për 30 vite

Miftar Sherifi-Tali dhe Milazim Veliu-Mili që nga viti 1993 filluan të merren me humor fillimisht nëpër mbrëmje të organizuara nga shoqëria e pastaj u angazhuan në SHKA “Ardhmëria” e udhëhequr nga Ajet Brajshori e cila vepronte në Kodrën e Trimave por duke bashkëpunuar edhe me SHKA të ndryshme të kohës si “Trojet Tona” “Ylli” dhe duke mbajtur me qindra koncerte anekënd Kosovës.

Fund viti 1998 i gjen të bashkuar në radhët e UÇK-së në Gueriljen “BIA” në Zonën Operative të Llapit.

Pas Luftës vazhduan me humor duke bashkëpunauar me SHKA-të “Bajram Curri”nga Prishtina dhe “Shote Galica” nga Drenasi duke mbajtur koncerte të ndryshme në tërë Kosovën si dhe u paraqitën në Humoriadën e vitit ’99 të mbajtur në Drenas, rrugëtmin e vazhduan mjaftë suksesshëm edhe në spektaklin “Dua Të Jem” të organizuar nga RTV 21, si dhe u paraqitën në shumë video projekte të fillim viteve 2000.

Përpos me humor ata u morrën edhe me artin dramatik dhe filmik duke luajtur me mjaftë përkushtim në shumë shfaqje por më të vequarat janë “Ora e Fundit” e autorit Arif Demolli në regji të Shefqet Mustafës dhe “Baladë e Urtisë” e autorit Fadil Hysaj në regji të Xhemajl Lutës si dhe morën pjesë në filmin “Dashuri e ngatërruar” në regji të Njazi Latifit i realizuar në vitin 2007.

Pas këtij projekti pauzuan një kohë duke u rikthyer në skenë fillimisht Mili në filmin e bazuar në tregime popullore “Dje e sot” në skenar dhe regji të Njazi Latifit si dhe së bashku me Talin edhe në filmin e bazuar në ngjarje të vërtet “Fotografia” në skenar dhe regji të Njaziut projekte këto të realizuara nha “Vision Media” dhe TV Llapi.

Milazimi është duke u paraqitur me mjaftë sukses edhe në serialin e tregimeve popullore “Dashni dhe Pabesi” me skenar të Imer Loshit dhe regji të Shaqir Bejtës të realizuar nga produksioni “Donjeta”

Pas këtyre sukseseve në këta filma Tali dhe Mili vendosin të vazhdojnë me humor dhe së bashku me kolegun e tyre Ardian Mehollin-Baskin kanë vendosur të formojnë një trio të humorit dhe tash e tutje mund të i shikoni edhe në kanalet e tyre të yotubes Tali Mili Official dhe Baskia Humoristi Oficial.