Hysaj i bindur për largimin nga Napoli, Roma opsion në fund të merkatos

0
283

E ardhmja e Eleseid Hysajt vazhdon të mbetet e paqartë.

Lojtari ka kërkuar largimin nga skuadra dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij në disa intervista.

Sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi shqiptar e ka kuptuar se trajneri Ançelotti dhe stadiumi “San Paolo”, nuk kanë më besim te ai dhe në këtë mënyrë dëshiron të largohet.

Roma mbetet skuadra më e interesuar për të edhe kjo tratativ mund të zhvillohet në minutat e fundit të merkatos me agjentin e tij Guiffredi që është në pritje për të mësuar zhvillimet e fundit për të ardhmen e lojtarit të tij.