Hysni Klinaku publikon këngën ‘Nuk ka me Prishtinën’

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku ka publikuar këngën me titull “Nuk ka me Prishtinën”, shkruan Fokusi.info.

Dashuria që ka për kryeqytetin, ka bërë që këngën më të re të tij, t’ia kushtojë me të drejtë pikërisht qytetit të dashur Prishtinës.

Tekstin e këngës e ka shkruar Milaim Islami, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë vetë këngëtari .

E veçantë e këtij projekti është po ashtu bashkëpunimi me mjeshtrin e çiftelisë, Fatmir Makollin, violinistin Festim Fanaj si dhe ansamblin e tunxhit “Prishtina Brass”, të gjithë këta profesionist dhe mjeshtër të artit e kjo e fundit risi në këtë stil.

Videoklipi është realizuar nga produksioni EMF.