Hysni Klinaku sjell këngën e re “Për shtatë qefe” të shoqëruar me videoklip

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku sjell këngën e re “Për shtatë qefe” të shoqëruar me videoklip. Ky projekt muzikor është realizuar në bashkëpunim me grupin “Lumi’s Band”, shkruan Fokusi.info.

Tekstin e këngës e ka shkruar Milaim Islami, kurse muzika dhe orkestrimi është bërë nga “Produksioni Lumi”.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Strugën e bukur nga produksioni “ZATI”.

Lumi, si besnik i muzikës burimore shqiptare, ka zgjedhur që si veçanti të na i sjell tingujt magjik të okarinës, si një instrument autokton, në të cilën luan mjeshtri Shaqir Hoti. /Fokusi.info/