I digjen 4 hektarë të mbjellura me arra

Në fshatin Carrabreg i Epërm, në Deçan, ka ndodhur një zjarrvënie.
Një mashkull ka raportuar se me 22 shkurt i është përfshirë nga zjarri prona prej rreth 4 hektarë në të cilën kishte pasur të mbjellura 800 fidanë të arrave.
Përveç fidanëve ishte  dëmtuar  tërë sistemi i ujitjes.
Policia tregon se rasti është duke u hetuar.