I gjendet drogë me vlerë 200 mijë paund, arrestohet një person nga Shqipëria

Vihet në pranga një i ri shqiptar dhe dënohet në Mbretërinë e Bashkuar pasi iu kap drogë me vlerë 200 mijë paund. Policia po e ndiqte nga pas shpërndarësin e drogës në një park makinash në Bilstol, vend ku shqiptari E. V. priste instruksione prej personit që i kishte dhënë sasinë e drogës.

Ai u hodh nga makina tip BMW kur vuri re praninë e policisë dhe tentoi të largohej, por auoritetet arritën ta arrestonin menjëherë.

Mediat britanike raportojnë se 18 vjeçari hyri në Angli ilegalisht i fshehur në një kamion, kur ishte ende 16 vjeç.

Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vitë paraburgim duke u dërguar në një institucion riedukimi në Angli, shkruan lapsi.al.