I gjendet sasi e konsiderueshme armësh, arrestohet i dyshuari

0
536
Të shtunën në mesnatë është arrestuar një burrë në fshatin Grashticë të Prishtinës pasi që dyshohet se të njëjtit i janë gjetur në veturë, një sasi e konsiderueshme armësh.
Gjatë kontrollimit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë te gjata, një arme e gjuetisë me tre fishekë dhe mbajtës të fishekëve si dhe një armë gjysmë automatike me një fishek, transmeton Klan Kosova.
Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.